Fatmir Emush zgjidhet shef shtabi i Lëvizjes BESA – Strugë

0

Dega e Strugës e Lëvizjes BESA mbrëmë ka zgjedhur shefin e shtabit për zgjedhjet e 12 prillit. Me shumicë votash, besimi iu dha Fatmir Emush, i cili do të udhëheq me shtabin në Strugë.

Komunikatë: Nga mbledhja e rradhës të degës së Lëvizjes Besa- Strugë anëtarët e kryesisë si dhe kryetarët e nëndegëve zgjodhën shef shtabi për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të 12 Prillit z.Fatmir Emush. Njëherit i urojmë punë të mbarë dhe suksese!”, thekson zyra për informim dega Strugë.