Fatmir Limaj tregon se si e kishte themeluar tifo-grupin“Plisat” me shokët e tij në kohëra të vështira (VIDEO)

INA
INA

21/11/2023

Ndoshta pakkush e di, por Fatmir Limaj është njëri prej themeluesve të tifo-grupit prishtinas “Plisat”.

I ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në “T7”, kryetari i partisë NISMA është shfaqur me shallin e “Plisave”, ndërsa e ka rrëfyer historikun e kësaj tifozerie, e cila, sipas tij, u themelua në një moment mjaft të vështirë për Kosovën.

Njëherësh, Limaj shton se “Plisat” në njëfarë mënyre ishin një zë i popullit të shtypur në atë kohë, derisa nënvizoi se baza e këtij tifo-grupi është kombëtare dhe me se me këtë tifo-grup përherë janë ndier krenarë shqiptarët, shkruan “Gazeta Express”.

Ne ishim grupi fillestar i ‘Plisave’, në vitin 1987. Ka qenë gjenerata e artë e Prishtinës. E kemi përcjell Prishtinën si tifo-grupe të ndryshme derisa kemi ardhur në një organizim, që pastaj këta djem e kanë vazhduar pas viteve të 80-ta. Ka pasur më shumë sesa tifozllëk sporti. ‘Plisat’ kanë shfaqur, kanë manifestuar, kanë promovuar, kanë bërë tifozllëk krejt atë që e ka ndier shqiptari i Kosovës, kudo që ka luajtur Prishtna. Të organizuar me tren kemi shkuar nga Fushë Kosova në Zagreb, në vende të ndryshme. Atëherë i kam pasur 16 vjet, ishim djem të rinj të shkollës së mesme në Prishtinë”, u shpreh Limaj në “Favorit”.

Ata (Plisat) kanë vazhduar me fanatizëm, gjeneratë pas gjenerate. Sot secili nga ne ndihet krenar, ka ardhur puna që plisi të qitet në stadium të Tiranës. Çdo ide e ‘Plisave’ është bërë ide kombëtare dhe për këtë duhet të ndihen krenarë”, vazhdoi ai.

“Këta djem s’ka munduar askush t’i drejtojë politikisht. Çka përmbajnë ‘Plisat’ është kombëtare, baza e këtij tifogrupi është kombëtar, më së miri këta djem e kanë treguar pasluftës kur s’ka pasur tifogrupe fare në Shqipëri”, përfundoi Limaj.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

muller

Muller largohet nga Bajerni, në garë janë 3 klube nga Seria A

Foto: sportsport.mk

Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për Sport

inter fiorentina

VIDEO / Fiorentina kalon në çerekfinale mes dramës së penaltive

andrej

Rrëfimi i Pirlos: Firmosa me Realin, ja pse nuk shkova në Madrid

broja

Broja ndalet nga shtylla, feston United! City bie në “Villa Park”

INFO

NA NDIQ