Fatmir Limani: Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollëm unë, babai im dhe Harun Aliu(Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/01/2023

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka theksuar në intervistën për Lajm se Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollën ai, Harun Aliu, babai i tij dhe shokët e tjerë.

“Edhe koburet e atij që pretendon se vjen nga tabora apo çeta e koburxhinjëve i kemi sjellë unë Harun Aliu, babai im e shumë shokë tjerë. Me këto janë përpjekë më dal faqebadhë. Por edhe ai tjetëri i opozitës maqedone mos të shfaqet në opinion me kallashnikovë. Nuk është koha e kallashëve dhe kobureve dhe ti lënë anash ato. Unë i kuptoj të dyja palët që u ka ardh thika në palcë dhe kanë humbur arsyen e tyre”, ka theksuar Limani në intervistën për Lajm.

Ai këtë komente i bëri pasi që ditëve të fundit po zhvillohet një debat ku kreu i BDI u rikthye në vitin 2001, duke përmendur kobure dhe luftën, e që më pas nxiti reagimin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Limani ka folur edhe për publikimin e videove nga disa shtëpi për të cilat thotë se janë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ka ngritur shumë dilema për prejardhjen e pasurisë së Ahmetit.

Në intervistën për gazetën LAJM, Limani ka thënë se përmes këtyre incizimeve është munduar t’i hedh poshtë shpifjet ndaj tij, për posedimin e një vile luksoze, të publikuara kohë më parë, nga “njerëz të afërt të BDI-së”.

“Këto postime nuk janë bërë sot. Përpara dy muajsh ka patur një postim të tillë nga ana e portaleve që i kontrollojnë ato, duke ma mveshur njërën nga vilat e tyre që është diku në pjesën e Bukovikut, sikur është vilë e imja dhe qysh atëherë ka filluar edhe kjo përplasje dhe interesimi im e cili është më konkretisht ajo dhe mandej e kam parë të arsyeshme se me ato mjete, me të cilat ato përpiqen të devalvojnë figurën time, unë jam përpjekur të përgjigjem në lidhje me këto akuzat të një prone që nuk është e imja, as në pronësi timen, as të familjes time. Unë vetëm jam kundërpërgjigjur. Por, s’ka pse të shqetësohen aq shumë ato, nëse vetë edhe kryetari i atij subjketi ka kërkuar një skrining ose skanim të të gjitha pasurive të tyre që i kanë dhe nëse i kanë të ligjshme, s’kanë përse të brengosen. Sido që të jetë, unë jam i gatshëm edhe paraprakisht edhe më herët, jam përgjigjur para ligjeve, pse mos të përgjigjem edhe sot. Kur të kenë qejf, në cilëndo periudhë jam i gatshëm të përgjigjem, jo vetëm mbi bazën e veprave penale, por në çfardo lloj mënyre që e kanë përzgjedhur ato”, ka thënë Fatmir Limani.

Intervistën e tij të plotë për gazetën LAJM, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË