Fatmir Limani i’a nis me këmbë të mbarë me mërgatën, krejt diaspora me të! (VIDEO)

Kandidati i pavarur për Kërçovën, Fatmir Limani ia nis turneut evropian në diasporë me këmbë të mbarë, krejt diaspora është me te, kështua shkruajnë bashkëatdhetarët nga Zvicra në rrjetet sociale ku e mirëpresim Fatmir Limanin.

Ai të martën do të zhvilloj takime në Vjenë, ku do të bashkëbisedoj me kërçovarët.

“Të nderuar/a bashkëatdhetar/e, Ju ftojmë që të merrni pjesë në takimin që do të zhvillohet ditën e shtunë më dt. 18 shtator, 2021 në ora 20:00, te Cafe TROPIKAL, Arnethgasse 102 1160 Vien, Austri. Në këtë takim konsultativ do të marrë pjesë edhe Kandidati i Pavarur për kryetar të Kërçovës Fatmir Limani, shoqëruar nga stafi i tij!.

Qëllimi i kësajë iniciative është me karakter informues në lidhje me shqetësimet, kërkesat dhe vizionin Tuaj për një të ardhme të pavarur, të sigurtë dhe të dinjitetshme të Kërçovës sonë! Mirënjohje dhe falenderim, për kohën që do të ndani, për t’u dëgjuar, bashkëbiseduar dhe bashkëvepruar në drejtim të ndryshimeve që sjellin: Siguri Drejtësi dhe Zhvillim të synuar.
“, thuhet në njoftim.(INA)