Fatmir Sabriu nga Tetova do të jetë Drejtor i Departamenti të Drejtësisë pranë Lëvizjes BESA.
Prezantimi i tij u bë sot nga kreu i kësaj partie, Bilall Kasami.
Po ashtu Lëvizja BESA la publikuar rdhe biografinë e Drejtorit të Departamenti të Drejtësisë.
“Fatmir Sabriu u lind më 02 Shtator 1992 në Gostivar. Shkollën fillore e kreu pranë Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës. Paralelisht me shkollën fillore ndoqi dhe kreu me sukses shkollën e muzikës pranë shkollës së muzikës “Todor Skallovski – Tetoec” në Tetovë. Arsimin e mesëm e kreu pranë gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”. Nga viti 2011 filloi studimet në fakulteti Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore të cilat i përfundoi në vitin 2014 me notë mesatare 9.80 dhe fitoi titullin akademik I diplomuar në Drejtësi. Gjatë studimeve me rastin e manifestimit të vitit të ri Islam Hixhri 1435 nga Forumi Rinor Islam i’u nda lëvdatë si student më i mirë i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Europës Juglindore.
Gjithashtu, nga ana e Universitetit të Europës Juglindore është shpallur si student më i mirë i gjeneratës së X të Fakultetit Juridik pranë UEJL. Pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve regjistroi studimet MASTER pranë Universitetit të Europës Juglindore. Në dhjetor të vitit 2017 përfundoi provimet e parapara dhe mbrojti punimin e magjistraturës në programin studimor E Drejta Civile me notë mesatare 9.87 dhe fitoi titullin akademik Magjistër i Shkencave Juridike. Për momentin është duke ndjekur studimet e ciklit të tretë – studimet e doktoraturës pranë Fakultetit Juridik “Justiniani i parë” në programin studimor E drejta Civile. Gjatë karierës së tij akademike ai ka shkruar punime të ndryshme seminarike të botuara në revista të ndryshme nga lëmia e të drejtës civile.
Fatmiri dallohet jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në studime por gjithashtu ai ngërthen në vete një përvojë të çmueshme nga lëmia e jurisprudences. Nga qershori i vitit 2014 deri më tetor të vitit 2020 ushtroi profesionin e juristit në zyrë përmbaruesi në Tetovë. Më pas nga nëntori i vitit 2020 deri më dhjetor të vitit 2021 ka qenë i angazhuar si këshilltar i veçantë për çështje juridike dhe menaxhim me resurset njerëzore dhe shef kabineti i drejtorit të Agjencionit për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga janari i vitit 2022 ushtron pozicionin e udhëheqësit të deparmatentit për menaxhim me resurse njerëzore dhe këshilltar për çështje juridike në Komunën e Tetovës. Ka qenë pjesëmarrës në konferenca të ndryshme shkencore, seminare dhe takime pune nga lëmia e jurisprudences dhe menaxhimit me resurse njerëzore. Në Mars të vitit 2019 e kaloi me sukses provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vitit 2021 dhe 2022 ka ndjekur trajnime për protokoll diplomatik – të folurit në publik dhe menaxhim me resurset njerëzore.
Fatmir Sabriu karierën politike e filloi në vitin 2016 ku njëherit është aktivizuar si përfaqësues i Lëvizjes Besa për fshatin Pirok, Komuna e Bogovinës, e mës pas edhe si anëtar i Kryesisë së Degës së Komunës së Bogovinës. Nga viti 2021 ai ushtron pozicionin e kryetarit të degës së Lëvizjes Besa në Komunën e Bogovinës dhe është anëtar i kuvendit qëndror të Lëvizjes Besa sipas funksionit.