Fatmir Spahiu falënderon Kurtin: E pashë si nder ftesën për Ministër të Kulturës

Picture of INA
INA

26/10/2025

Aktori dhe moderatori i njohur Fatmir Spahiu ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook se kishte pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për të marrë postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit në Qeverinë e re, por se kjo qeveri nuk u votua.

Në shkrimin e tij, Spahiu ka bërë të ditur se kishte dhënë konfirmimin e tij pozitiv dhe ishte i bindur se do ta kryente me përgjegjësi këtë detyrë.

“Sot në mëngjes, duke pas bindje të plotë se do ta kry mirë këtë punë, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do të pranoj ftesën për pozitën Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Pavarësisht që nuk u votu, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka pa një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike,” ka shkruar ai.

Spahiu ka shtuar se, edhe pse procesi politik nuk u finalizua, ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në promovimin e kulturës dhe vlerave të Kosovës.

“Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë me respekt të ndërsjellë si deri tash! Do të vazhdoj me punu për me qenë Kosova e para!”, ka theksuar ai.

Në fund të postimit, Spahiu ka shtuar me humor se kishte përgatitur dy versione të statusit — një për rastin nëse qeveria do të votohej — dhe ka bërë një shaka për përdorimin e shkronjës “ë” dhe shërbimin “ChatGPT Pro”.
“Për hir të sinqeritetit i kam bo gati dy statusa, ai i votimit ka qenë më i gjatë pak, kështu që më mirë për lexuesin ky që u postu se më i shkurtë. Shkojmë me: Rrnofte Kosova!”

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË