Fatmir Zimberi drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit në M-NAV

Picture of Ina Online
Ina Online

19/06/2025

Fatmir Zimberi në një nga mbledhjet e Qeverisë është emëruar drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit në M-NAV SHA Shkup.

Ai vjen në këtë detyrë në vend të Burhan Alitit, i cili si kuadër i ASH-së së Taravarit u dorëheq nga ky post.

Zimberi mban postin e drejtorit ekzekutiv në Sektorin për çështje financiare, juridike, zhvillim dhe investime në MNAV.

Ai është jurist dhe ka punuar këshilltar me përvojë të gjerë profesionale në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga gushti 2015 deri në janar 2024, ka ushtruar funksionin e këshilltarit për mbështetje eksperte dhe marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në Shkup.

Në vitin 2024, Zimberi vazhdoi karrierën e tij profesionale si këshilltar për Programin për kujdes ndaj investitorëve në Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit. Nga 1 nëntori 2024 e deri në emërimin e tij aktual si Drejtor Ekzekutiv në M-NAV AD Shkup, ai ka qenë i punësuar si këshilltar juridik për çështje ligjore dhe prokurime publike në Agjencinë për Rezervat e Detyrueshme të Naftës në Shkup.

Në aspektin akademik, Zimberi është magjistër i drejtësisë në drejtimin e së drejtës civile, diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në shkurt të vitit 2021, ndërsa studimet bazë i ka përfunduar po aty në shtator të vitit 2008.(INA)

TË FUNDIT

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

U gjet 82 vjeçari i zhdukur nga Zajazi, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Mjeku në Spitalin e Strugës mbi 5 vite ka marrë rrogë pa shkuar në punë dhe pa licencë valide

Komunikacioni po rrjedh pa probleme, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, mot i freskët nga e premtja

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË