Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram

Picture of Ina Online
Ina Online

31/03/2025

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka kujtuar dy bashkëpartiakët e tij, ish ministrin Kreshnik Bekteshi dhe ish drejtorin Bekim Maksuti, të cilët ndodhen në paraburgim padrejtësisht në burgun e shutkës.

Ahmeti këtë e quan si një hakmarje politike dhe se kjo padrejtësi do të mar fund së shpejti, shkruan Top24.

“Dje, festën e shenjtë të Fitër Bajramit, dy shokët tanë, Kreshniku dhe Bekimi, ish-funksionarë publikë, nuk e festuan pranë familjeve të tyre. Ata e pritën këtë ditë të madhe pas grilave të burgut të Shutkës, si të burgosur politikë. Në vend që të ishin pranë fëmijëve të tyre, duke ndarë gëzimin e festës, ata e kaluan këtë ditë në qeli, padrejtësisht të privuar nga liria. Ndërkohë, familjet e tyre, me zemër të thyer, e pritën Bajramin mes dhimbjes dhe mungesës, të vetëdijshëm se kjo nuk është drejtësi – kjo është hakmarrje politike.
Ne, bashkë me Kreshnikun dhe Bekimin, besojmë fort se kjo padrejtësi do të marrë fund, shumë shpejtë! Por kjo nuk do të harrohet. Do të mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen e këtij vendi, një kujtesë e hidhur se edhe sot, në shekullin e 21-të, pas gjithë fjalëve boshe për demokraci, barazi dhe drejtësi, ndëshkimi politik por edhe ai etnik vazhdon të jetë realiteti ynë. Kjo nuk është vetëm çështje e Kreshnikut dhe Bekimit – kjo është një çështje që prek çdo qytetar që beson në barazi, sepse kur padrejtësia bëhet normë për një, bëhet kërcënim për të gjithë! Sot janë ata pas grilave, nesër mund të jetë kushdo! Por le të jetë e qartë: e vërteta mund të shtypet përkohësisht, por nuk mund të shuhet. Drejtësia vonon, por kurrë nuk dështon!”, shkruan Ahmeti.(INA)

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË