Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje në News 24 komentoi zgjedhjet në Himarë.
Lubonja tha se zgjedhjet në Himarë treguan se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje. Ai tha se në zgjedhjet e Himarës është ndërhyrë në mënyrë të shumëanshme.
Për Lubonjën, opozita nuk duhet të hynte fare në zgjedhjet e Himarës, si një paralajmërim për atë që i pret në vitin 2025. Lubonja theksoi se Rama e ka futur opozitën në një alternativë tepër dramatike: ose të bëhet fasadë e qeverisë ose të asgjësohet.
“Këtu kemi të bëjmë me një regjim, ku rezultati duket sikur ishte i vendosur. Kjo tregon se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje, pasi është kapur shteti.
Është ndërhyrë në mënyrë të gjithanshme, me transferime njerëzish etj që kam parë unë. Për mendimin tim, opozita nuk duhet të hynte në zgjedhje, si paralajmërim për atë që i pret në zgjedhjet e 2025.