Qytetarët dhe bizneset ankohen për faturat e larta të rrymës

ina-online
ina-online

18/01/2024

Në rrjetet sociale, një sërë qytetarësh në Maqedoninë e Veriut ndajnë faturat e muajit dhjetor për rrymë, për të cilat ankohen se janë më të larta se zakonisht, raporton Kanal5.

Çmimi i ri i rrymës ka filluar në janar dhe tashmë të gjitha amvisëritë kanë një tarifë të lirë ditore të cilën përveç natës e përdorin edhe ditën nga ora 13:00 deri në orën 15:00. Ideja ishte që në atë mënyrë të ulen faturat e energjisë elektrike për qytetarët.

Pas reagimeve të qytetarëve, Kanal5 ka kërkuar përgjigje edhe nga EVN-ja edhe nga ESM, por nuk ka pasur përgjigje.

Krahas rrymës, ESM-ja shtetërore që nga viti i kaluar furnizon amvisëritë me energji termike. Në mënyrë që çmimet të mbeten të ulëta, shteti subvencionon faturat dhe për këtë qytetarët kanë njohuri për faturat. Megjithatë, këto të dhëna për faturat e ngrohjes nuk janë të disponueshme për një kohë të gjatë.

Ndryshe, ESM-ja shtetërore ka funksionuar me humbje gjatë muajve të verës të vitit të kaluar, e cila sipas financave arrin në 6 milionë euro. Për këtë minus, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha pak kohë më parë se kjo është për faktin se ESM e shet energjinë e prodhuar me një çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut, në mënyrë që familjet të kenë fatura të ulëta të energjisë elektrike. Qytetarët ankesa kanë shprehur edhe për çmimet e larta në faturat e ngrohjes qendrore në Shkup. (INA)

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Nesër fillon inspektimi publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

INFO

NA NDIQ