Fauci: Dyshoj në vaksinën ruse dhe kineze

0

Imunologu i njohur amerikan, Entoni Fauci ka shprehur dyshime për sigurinë e vaksinave anti-kovid që momentalisht janë në proces zbulimi dhe finalizimi në Rusi dhe Kinë.

“Shpresoj që kinezët dhe rusët do të testojnë vaksinat e tyre para se t’ia japin dikujt. Të thuhet se është gati vaksina për shpërndarje para se të testohet për mua është problem, të mos them dicka më shumë”, shtoi Fauci para Kongresit.

Drejtori i Institutit Amerikan për sëmundje infective theksoi se SHBA për vaksinën duhet që të kenë kujdes edhe për shtetet e tjera.