Fauci: Mund të kemi më shumë se një vaksinë për koronavirusin

0

Rreth efekteve negative afatgjata të koronavirusit tek personat e prekur mbetet ende shumë për t’u mësuar. Kështu është shprehur Dr. Anthony Fauci, drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA.

“Ideja është se ne ende nuk e dimë tamam se çfarë mund të ndodhë kur infektohesh me koronavirus dhe kur sëmurësh nga një sëmundje serioze dhe shërohesh? Cilat janë efektet negative afatgjata të këtij infeksioni?” Fauci u shpreh gjatë një interviste të transmetuar të martën nga BIO International Convention.

Fauci sqaroi se këto deklarata i thotë pasi ne ende nuk kemi eksperiencë mjaftueshëm me virusin. Shkencëtarët ende nuk e dinë sesi pacientët që janë shëruar nga koronavirusi do të jenë pas 6 muajsh.

“Ne nuk e dimë shtrirjen e shërimit të plotë ose rimëkëmbjes së pjesshme, kështu që mbetet ende shumë për të mësuar.

Nga na tjetër, sa i përket vaksinës, mjeku është shprehur se “do të ketë më shumë se një fitues”.

“Do të ketë më shumë se një fitues në fushën e vaksinave, sepse ne do të kemi nevojë për vaksina për të gjithë botën, miliarda e miliarda doza,” tha Fauci.