Fazë eksperimenti, Bundesliga do të rinisë me publik

0

Bundesliga është e gatshme të rihapë dyert e saj për spektatorët, duke filluar që nga e premtja në mbrëmje me rastin e ndeshjes mes kampionëve të Bayern Munchen dhe Schalke 04. Qeveria gjermane, sipas gazetës Kicker ka hartuar rregulla të qarta për kthimin e tifozëve në stadiume dhe klubeve u është dhënë gjashtë javë provë gjatë të cilave këto norma mund të plotësohen deri në maksimum 20% të kapacitetit të tyre. Situata do të rivlerësohet në fund të Tetorit.

Është akoma shumë herët për të rishikuar ‘Murin e Verdhë’ elektrizues të tifozëve të Dortmund, por mbështetësit e një prej kampionateve më të bukur të globit kanë shpresë. “Duhet të jetë një lloj eksperimenti, një fillim provë”, njoftoi Kryeministri i Bavarisë Markus Söder. Në këtë periudhë indekset e infektimit do të vlerësohen në mënyrë që të parashikojnë kufizime të reja nëse tejkalohet një prag i caktuar.

Vendimet e pavarura të disa Landeve kishin lejuar që publiku të kthehej për të mbushur tribunat për disa ndeshje të Kupës së Gjermanisë, duke përfshirë një sfidë mes Hansa Rostock e Stuttgart të shumëpërfolur, me 7,500 spektatorë pa asnjë lloj distancimi në disa sektorë. Për më tepër, katër klube të Bundesligës morën dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore kompetente për të filluar sezonin e ligës me spektatorë.

8,500 spektatorë u futën në ndeshjet e Werder Bremen kundër Hertha dhe Leipzig kundër Mainz, që korrespondon në të dy rastet me afërsisht 20% të kapacitetit të stadiumit. Tani ka mbërritur edhe protokolli i përbashkët, i cili do të lejojë të gjitha klubet të gëzojnë të paktën pjesërisht, tifozët e tyre.