Fazio i Romës: Ne jemi luftëtarë, ne do të provojmë për ta përmbysur rezultatin

0

Roma ka pësuar humbje 5-2 në Anfield nga Liverpool në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Giallorosët ishin duke humbur 5-0 por në 10 minutat e fundit të ndeshjes shënuan dy gola për t’i mbajtur gjallë shpresat për ndeshjen e rikthimit.

Qendërmbrojtësi i Romës, Federico Fazio ka thënë se skuadra e tij do të provojë përmbysjen.

“Patëm shumë raste por që nuk i shfrytëzuam. Kishim edhe gabime por duhet të vazhdojmë tutje”.

“Ne mendojmë gjithmonë pozitivisht. Ne jemi luftëtarë, ne do të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe tifozët tanë do të na japin mbështetje të madhe”, u shpreh Fazio.

“Jemi angazhuar gjatë gjithë ndeshjes dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi Fazio.

Ndeshja e ardhshme mes Romës dhe Liverpoolit do të zhvillohet me 2 maj në Olimpico. /Telegrafi/