Fazliu: Diaspora kosovare voton me 100 mijë vota, BDI-ja për 20 vjet këtë e pamundësoi

Picture of INA
INA

26/10/2025

A e dini se në Kosovë mërgata voton me postë, dhe në çdo zgjedhje nga diaspora vijnë mbi njëqind mijë vota?
Kjo mund të ndodhte edhe te ne, por në Maqedoni, për më shumë se njëzet vjet pushtet, BDI e bëri të pamundur një gjë të tillë. Prandaj sot rrezikohen komunat shqiptare si Bërvenica e Kërçova, prandaj sot Gostivari dhe Vrapçishti mbeten pa cenzus.

A e mbani mend se si BDI ia falte tre deputetët e diasporës VMRO-së?

Edhe kur mbeti në opozitë, BDI kurrë nuk e ngriti këtë çështje, por përkundrazi, e pengoi miratimin e Kodit të ri Zgjedhor?

A e dini se sikur mërgata shqiptare të kishte mundësi të votonte me postë, si në Kosovë, Kërçova, Bërvenica, Struga e Dibra nuk do të vareshin kurrë nga votat e të tjerëve. As cenzusi nuk do të ishte pengesë në Gostivar dhe në Vrapçisht.

Të gjitha këto i dinë edhe ata të BDI-së e të gjithë të tjerët e AKI-së. Sepse ata e duan mërgatën dhe kujtohen për “çështjen kombëtare” vetëm kur u duhet për të fituar në ndonjë komunë.

BDI-së kurrë nuk i kanë interesuar shqiptarët, e aq më pak mërgata. Sepse mërgata nuk blihet. Nuk frikësohet. Nuk shantazhohet. Mërgata është e lirë.

Mërgata e ka kuptuar mashtrimin dhe padrejtësinë. E ka kuptuar si të gjithë ne se kur humb BDI, shqiptarët vetëm fitojnë. Fiton dinjiteti, drejtësia, morali dhe vota e lirë e çdo shqiptari.
VLEN, NJË ZË! 7️⃣

* Status facebook’u i z. Bekim Fazliu, VLEN

TË FUNDIT

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË