Fazliu: Opozita shqiptare e fiton BDI-në, nëse bashkohet! (Video)

Picture of INA
INA

31/01/2024

Ish deputeti Bekim Fazliu, në një intervistë për gazetën LAJM, është shprehur i bindur se nëse bashkohen partitë opozitare, përfshirë edhe Aleancën për Shqiptarët, do ta fitonin BDI-në në zgjedhjet parlamentare.

Për takimin e Taravarit, Mexhitit, Kasamit dhe Gashit me kryeministrin kosovar Albin Kurti, Fazliu, tha se është diçka shumë normale dhe se takime të formatit të ngjashëm, në të kaluarën kanë realizuar edhe politikanët tjerë në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

“Në zgjedhje do të vendosin qytetarët. Nëse ndodh bashkimi i opozitës shqiptare, unë besoj se do të fitojë opozita shqiptare. Në kampin maqedonas nuk e di, por kushdo që të fitojë shqiptarët mendoj se e kanë pastër dhe qartë drejtimin pro-evropian dhe aty janë vijat e kuqe që nuk guxojnë në këto që t’ia rrisin menden dikujt për aventura të ndryshme. Pozicioni ynë është i qartë dhe të gjithë jemi pro Evropës dhe pro SHBA-ve. Nuk kanë qare të tjerët pa e ndjekur këtë kurs”, tha ish-deputeti Bekim Fazliu në një intervistë për gazetën LAJM.

LAJM: Dje në Prishtinë liderët e opozitës shqiptarë nga maqedonia të shoqëruar nga kreu i ASH-së, Arben Taravari realizuan takim me kryeministrin kosovar Albin Kurti. Prisni që Taravari ti bashkohet opozitës shqiptare?

Bekim Fazliu: Ishte një takim që jemi mësuar të shohim edhe më herët takime të tilla. Takim normal sepse dinë opinioni gjërë se takime të tilla janë realizuar edhe në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, ka pas të tillë edhe këtu me përfaqësues të kryeministrit të Shqipërisë, Kosovës. Është gjëja më normale që mund të ndodh. Vendimin duhet ta sjellin vetë ata. Unë uroj që të ndodh një gjë e tillë sepse besoj se një bashkim i partive opozitare shqiptare do të ishte në të mirë të gjithë procesit elektoral, nuk do të ndaheshin votat dhe do të kishim një garë mes dy blloqeve, në njërën anë do ta kishim BDI-në me partnerët e saj dhe në anën tjetër edhe partitë e bllokut opozitare dhe është një mundësi e mirë që shqiptarët përfundimisht mund ta çojnë BDI-në në opozitë nëse ndodh një bashkim i tillë.

TË FUNDIT
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
1 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
1 orë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
2 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal
11 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

ME TE LEXUARA

24 orë
Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën
12 orë
Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara
20 orë
Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
16 orë
Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit
23 orë
Rastet “Alfa” dhe “Monstra”, Kasami: Do të ketë rishikim të të gjithë atyre proceseve
11 orë
Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

arben taravari muhedin brava

Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair

izet mexhiti

Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

oliver spasovski

Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara

salla sportit zajaz

Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

INFO

NA NDIQ