Fazliu: Sikur ta kishte sjellë BDI ligjin për përfaqësim, do ishte festë kombëtare

Picture of INA
INA

25/06/2025

Shkruan: Bekim Fazliu

20 vjet në pushtet. U mburrët që kishit kryeparlamentarin e parë shqiptar, madje edhe kryeministrin e parë shqiptar. Me gjithë fuqinë politike në dorë… por asnjëherë nuk ju shkoi ndër mend të sillni një Ligj për Përfaqësim të Drejtë!

Tani, kur dikush tjetër, me shumë më pak pushtet , siç e pranoni ju , e kalon këtë ligj në Qeveri, ju nuk bëheni pjesë për ta përmirësuar. Përkundrazi, ngriheni dhe thoni: “Nuk kalon!” Jo pse mendoni se ligji nuk është i mirë, por sepse ju nxjerr zbuluar. Sepse ky ligj ua kujton paaftësinë dhe heshtjen tuaj 20-vjeçare përballë një kërkese të drejtë të shqiptarëve.

Ka dallim të madh. Në kohën tuaj flitej për raste të montuara, burgje të mbushura me shqiptarë të pafajshëm, kazino, llotari, Soravi, korrupsion… Sot flitet për ligj, përfaqësim të drejtë, gjuhën shqipe, luftë kundër korrupsionit, mbyllje të kazinove.

Janë ndoshta simbolika, po kanë peshë dhe domethënie. Mjaftojnë që qytetari ta kuptojë ndryshimin. Sepse ka ndryshim të madh ndërmjet kazinos dhe korrupsionit, që çojnë në shkatërrim, në varfëri, në lista të zeza, dhe Ligjit për Gjuhën Shqipe, afrimit me Kosovën, përfaqësimit të drejtë, që çojnë në zhvillim, dinjitet dhe një rrugë të drejtë. Sigurisht se në shumë fusha vijojnë të evidentohen dobësi, por edhe përpjekjet për përmirësim nuk mungojnë.

P.S. Po, ndoshta ligji ka edhe mangësi. Por është për t’u vlerësuar si një përpjekje e mirë, pas dy dekadave heshtjeje, për të zgjidhur një nga çështjet më të rëndësishme për shqiptarët. Detyra jonë është ta përmirësojmë së bashku, jo ta rrëzojmë vetëm pse nuk e sollët ju.
“Më mirë një ligj sesa një post”- Arbën Xhaferi

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË