FC Shkupi në “mision” për të përmbysur rezultatin nga Irlanda

GOCE SEDLOSKI: UNË KAM BESIM TEK LOJTARËT

Kampioni I Maqedonisë Veriut në futboll FC Shkupi të marten në arenën “Todor Proeski” do të zhvillon ndeshjen kthyese të turit të tretë kualifikues të Liga Evropës kundër Shamrok Rovers nga Irlanda, e cila në takimin e parë shënoi fitore 3-1.

Para ndeshjes së nesërme trajneri Goce Sedfloski dhe kapiteni Kristian Naumovski në Konferencën zyrtare me gazetarët dhanë pikpamjet e tyre për ndeshjen. Trajneri Goce Sedloski tha se ka besim te lojtarët dhe se skuadra tij angazhohet maksimalisht të bëjë një rezultat që do t’i çojë më tej.

“Unë kam besim tek lojtarët, nëse vendosemi si në pjesën e dytë atje, duhet të fillojmë nga e para. Natyrisht që duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje. Diferenca është ajo që është e dimë të gjhithë që duhet të fitojmë. Ne luajmë kundër një kundërshtari shumë të kualitativ. E shihni vetë që të gjitha skuadrat irlandeze shkojnë në fazën tjetër. Kështu që ne nesë do të duhet Nesër do të mundohemi që me ndihmën e tifozëve, të cilët i bëj thirrje të na mbështesin, të bëjmë një rezultat që do të na çojë më tej”, deklaroi Goce Sedloski, trajner i FC Shkupi.

Kapiteni Kristian Naumovski theksoi se beson në një rezultat të mirë, nëse skuadra luajti ashtu siç luajti në pjesën e dytë të vizitës në Irlandë.

“ Ne luajmë në Shkup tani para publikut tonë, pyesim veten. Jam i sigurt se nëse luajmë ashtu si dim dhe si në pjesën e dytë atje, jam i sigurt se do të kualifikohemi në raundin tjetër. Ftoj publikun që të vijë të na përkrahë dhe të premtoj se të gjithë do të japim maksimumin, ata do ta lënë zemrën në fushë, sepse të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, deklaroi Kristian Naumovski, kapiten i FC Shkupit.

Ndeshja FC Shkupi – Shamrok Rovers luhet nesër mbrëma me fillim në orën 21:00. Drtejtësinë do ta ndaj referi nga Bjellorusia, Aleksej Kulbakov./KlanMacedonia/