FC Shkupi ka marrë vendimin që të tërheqë nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Lazarov deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky është një gjest shumë i vogël nga ana jonë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në klub, shkruan gazeta KOHA.
Gjithashtu, klubi ka vendosur që familjes së tij t’i paguhen pagat sipas kontratës që Lazarov kishte me FC Shkupin.
“Andrej Lazarov do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto vendime të marra nga kryesira janë një shenjë e vogël për të nderuar kujtimin e tij”, thuhet në njofrimin e FC Shkupi. (Koha.mk)