Federata Botërore e Xhudos vendos që të punojë statujën e bronztë për Majlinda Kelmendin

0

Federata Botërore e Xhudos ka vendosur që të nderojë me statujë bronzi ‘mbretëreshen’ e këtij sporti, Majlinda Kelmendi.Kosovarja ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në sportin e xhudos, duke bërë marketing edhe për shtetin e Kosovës.

Arritja më e madhe e Majlindës mbetet medalja e artë olimpike, e fituar në Rio De Janeiro.

Për vendimin e Federatës Botërore të Xhudos për punimin e statujës prej bronzi ka njoftuar trajneri i Majlindës, Driton Kuka, me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Kukës: Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!
Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.
Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York së shpejti …