Federer apo Nadal? Gjysmëfinalja e madhe e Wimbledonit zhvillohet sot

0

Roger Federer dhe Rafael Nadal do ta ringjallin rivalitetin mes tyre të premten, kur takohen në Wimbledon për herë të parë në Wimbledon që nga finalja e famshme e vitit 2008.

Zvicerani Federer, 37-vjeçar, dhe spanjolli Nadal, 33-vjeçar, do ta zhvillojë gjysmëfinalen e tyre të shumëpritur në fushën kryesore të Wimbledonit, transmeton Gazeta Express.

Përballja mes tyre do të zhvillohet pasi të përfundojë përballja me kampionit në fuqi dhe tenistit numër një të botës, Novak Djokovicit, me spanjollin Roberto Bautista Agut. Këta dy të fundit do ta fillojnë përballjen mes tyre në orën 14:00.

Federer e ka qëllim ta fitojë titullin e tij të 21-të të Grand Slams, përderisa Nadal (18) dhe Djokovic (15) dëshirojnë ta zvogëlojnë dallimin në trofe me zviceranin.

Gjysmëfinalja e shumëpritur mes Federerit dhe Nadalit do të jetë:

– Takimi i tyre i 40-të në karrierë

– Takimi i tyre i 14-të në një Grand Slam, pasi kanë luajtur vetëm nëpër gjysmëfinale dhe finale paraprakisht

– Takimi i tyre i katërt në Wimbledon. Federeri e kryeson këtë seri 2:1

Federer: “Rafa është përmirësuar shumë në këtë fushë, me kalimin e viteve. Ai po luan shumë ndryshe. E mbaj mend se si ai e gjuante topin më herët dhe si e gjuan tani, me sa shpejti i merr pikët. Jam i emocionuar të luaj sërish kundër tij”.

Nadal: “Të luaj kundër Rogerit është një situatë unike gjithmonë. Jam i emocionuar të jem në fushën kryesore të Wimbledonit sërish kundër tij, pas 11 vjetëve. Kjo do të thotë shumë për mua dhe me siguri edhe për të”.