Fehlinger: Kosova dhe BE-ja ta shpallin organizatë terroriste Listën Srpksa

ina-online
ina-online

26/09/2023

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka propozuar që Kosova dhe BE-ja ta shpallin Listën Srpska organizatë terroriste pas publikimit të pamjeve nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se aty shihet që pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës ishte edhe nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq.

“I bëj thirrje BE-së dhe Kosovës që të shpallin Listën Srpska organizatë terroriste”, ka shkruar ai në X.

Disa pamje nga manastiri i Banjskës ku shkuan terroristët pasi sulmuan Policinë e Kosovës ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, i ka publikuar Sveçla, duke fokusuar njërin prej tyre, për të cilin tha se është Radojiçiq.

“Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Sveçla.

Ai shtoi se kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve. Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan. Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6974

Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…

tome-gashi

Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

‘Liridonën dhe Naimin i njohu Pacolli’, ish-presidenti i Kosovës tregon pse mungoi në varrimin e 30-vjeçares

Naim Murseli

Avokatja: Suedia mund të kërkojë ekstradimin e Naim Murselit

matura-shteterore-provimi

Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë – Analfabetizmi në rritje

ivan videnoviq

Profesori nga Serbia e pranon gjenocidin në Srebrenicë: NATO-ja e ka penguar një të tillë në Kosovë

zgjedhjet-kosove-1-640x358

Listat zgjedhore nga Serbia në luftë për të mbledhur vota në Kosovë

Albin Kurti

Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe 14 vjeçares në Shkup

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

“Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

INFO

NA NDIQ