Fejzi Hajdari: Në Likovë nuk kanë ujë të pijshëm sepse ua merr Kumanova

Botuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, ka reaguar sot në rrjetin social në Fejsbuk duke vendosur theksin tek uji i pijshëm që mungon në Komunën e Likovës, sepse ua merr Kumanova, transmeton Almakos.

“ Ndodh vetem ne Likove – S’kane uje te pijshem, sepse ua merr Kumanova, ndersa bejne fushate se e kane “zyrtarizuar gjuhen shqipe”!!!!!

I kane dy penda akumulative hakaret, te cilat ua ka falë Zoti (ujin, kuptohet), por s’kane uje te pijshem, sepse nuk dine (nuk guxojne) ta kerkojne nepermjet rruges zyrtare-ligjore nga organet gjegjese. Paramendoni ne shekullin XXI nuk kane uje, kurse fushata politike bejne sikur nuk kane kurrfare PROBLEME EKZISTENCIALE dhe merren me “politike te madhe”!

Uji nga dy Pendat e Likoves, kalon neper territor te Likoves dhe shkon per ne Kumanove, per t’i pajisur kumanovarët me uje. Per te qene irona edhe me e madhe, kete uje e shfrytezojne edhe shume fshatra tjere te banuar kryesisht vetem me maqedonas.

Ja cfare votojme ne! Atehere pse politikanet te angazhohen per te zgjidhur ndonje problem, kur ne i votojme veresi. Pra formula me e mire, sipas kesaj logjike, i bie te jete: Me mire mos beni asgje, e ju votojme 30 vite me radhe, sesa ta na i zgjidhni problemet, e te mos ju votojme asnjehere!!”, shkruan Hajdari./Almakos/