Fëmijët e fshatit Bllacë të Maqedonisë detyrohen të mësojnë në Kosovë

0

JETË MES DY KUFIJVE!
Fëmijët e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë, edhe pse janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, për çdo ditë e kalojnë kufirin për t’u shkolluar në Kosovë. Atyre më shumë se 10 vite u është premtuar ndërtimi i një shkolle në lagjen e tyre, por themelet e saj ende nuk janë vënë. Ministri Arbër Ademi thotë se zgjidhja e këtij problemi shumë shpejtë do të merr fund. Për këtë problematik, në emisionin “Më afër” të gazetës KOHA, flasin fëmijët e Lagjes Bardhi, banorët e fshatit, ministri i Arsimit, kreu i Komunës së Hanit Elezit, Rufki Suma etj. Na ndiqni…