Nuk ka numër të saktë, por vlerësohet se në Shkup ka rreth 200-250 fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë në bazë ditore. Ata nuk kanë shtëpi të ngrohtë, as dokumente personale, nuk figurojnë në sistem dhe nuk kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore.
Ka edhe fëmijë të cilët të cilët paguhen nga 500 deri në 1000 denarë për të kërkuar lëmoshë. Shoqata për Mbrojtën e të Drejtave të Fëmijëve, në kuadër të së cilës funksionon edhe Qendra ditore për fëmijë nga rruga në Shutkë, për më shumë se dy dekada po lufton kundër kësaj dukurie e cila ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë edhe në vendet e zhvilluara. Synimi i kësaj qendre është që fëmijët ta kenë trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm. Për më tepër kronika e TV21.