Pas paralajmërimit të kryetarit të komunës së Gazi Babës Boban Stefkovski se për këtë vit nuk ka plan për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Idrizov, kanë reaguar menjëherë banorët e Idrizovë. Kryetari i këshillit të prindërve Bajram Bejta për televizionin Shenja tha se nëse nuk ka zgjidhje për fëmijët e tyre, që të mësojnë në shkollën Petar Petroviç-Njegosh ose të ndërtojnë shkollë të re siç u është premtuar, atëherë fëmijët e tyre do të asimilohen duke i detyruar që të mësojnë në gjuhen maqedonase.
BAJRAM BEJTA-KRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE-IDRIZOV
“Fshati fillimisht ka kërkuar që këtu të mësojnë për arsye se kapacitet ka pasur gjithmonë, mirërpo fatkeqësisht qysh e mbajë mend prej 2006 të gjithë ministrat e Arsimit kanë qenë shqiptarë, asnjëri prej tyre nuk e ka dërguar asnji insepktor me kontrolluar që a është e vërtetë që nuk ka kapacitet, këtë që e shifni prapa meje këtu mësojnë nga klasa e gjashtë deri të nëntën dhe vetëm i pari ndrim, ndërsa ndrimi i dytë është krejt i lirë”.
Banorët e Idrizovës më tej dekalrojnë se nuk janë kundër askujt, ata vetëm kërkojnë të drejtën e tyre që fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare dhe në vendin e tyre.
BAJRAM BEJTA-KRYETAR I KËSHILLIT TË PRINDËRVE-IDRIZOV
“Por ne nuk duhet të harrojmë se kjo shkollë është e ndërtuar për të gjithë, jo të ketë ksi lloj diskrimini. Ne fatkeqësisht sot edhe pse mburremi shpesh si partitë politike apo si shtet që kemi arritur mi zbatu të drejtat e njerëzve në përgjithësi, në këtë rast të drejtat e fëmijëve shqiptarë që arsimohen, ne fatkeqësisht jemi tu e pa që kjo e drejtë ju mohohet dhe u mirret pa asnjë përgjegjësi nga shteti ose institucionet”.
Meqë prindërit e nxënësve maqedonas nuk dëshirojnë që fëmijët shqiptar të mësojnë në gjuhën shqipe në shkollën Petar Petroviç-Njegosh, banorët kanë kërkuar që atyre tu ndërtohet një shkollë e re, shkollë kjo që është premtuar që para disa viteve,por jo vetëm për nxënësit shqiptar, por një shkollë për të gjitha fëmijët e fshatit.
“Këtu pra është vendi ku banorët e Idrizovës kërkojnë që të ndërtohet shkolla, ku në mungesë të shkollës, nxënësve të Idrizovës ju duhet shkojnë 7 kilometra rrugë për të mësuar në fshatin Ogjancë të komunës së Petrovecit”.
/SHENJA/