“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment i juaj”, nënat me fëmijë të vegjël protestojnë kundër kthimit në punë

0

Ka filluar para Qeverise protesta e nënave që nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për t`u rikthyer në vendet e punës më 23 shtator, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Ata thonë se nëse ekzekutivi nuk pranon kërkesat e tyre, ndër të cilat më kryesorja që të mos kthehen në punë para 31 dhjetorit, do te detyrohen që të japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës. Ky vendim thonë ata, i ka vënë mes dy zjarresh, të kujdesen për fëmijët, apo të sigurojmë ekzistencën.

Vendimin e Qeverisë për të shtuar numrin e fëmijëve në grupet në çerdhe e vlerësojnë si të pamundur për tu realizuar, pasi shtojnë se s`ka kohë as për gjetjen e hapësirave e as të kuadrit.

Sot disa prej nënave kanë marrë me vete edhe fëmijët, pasi thanë se nuk kishte kush të kujdeset për ta në shtëpi. Protestueset thonë se me afrimin e vjeshtës, fëmijët kanë imunitet edhe më të dobët andaj nuk janë të sigurt në çerdhe. Në protestë u theksua se shumë nëna nuk kanë ardhur në protestë sepse kanë marrë kërcënime nga punëdhënësit e tyre.