oderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.
“Sot ju jeni gazetari, unë jam i ftuari. Bëni pyetje të guximshme”, ka shkruar ai te kutia që ka lënë në “Instastory” për pyetjet e ndjekësve.
I njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh pa filtra, Ronaldo iu përgjigj një pyetjeje të guximshme gjatë këtij sesioni “pyetje-përgjigje” me fansat.
“Femra më seksi në showbiz?”, ishte pyetja e një ndjekësi kureshtar. Sharka nuk e zgjati shumë dhe e dha menjëherë përgjigjen: “Gixhari :)”, duke iu referuar aktores së njohur dhe ish-banores së “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari.