Femrat janë më të eksituara në pranverë, po meshkujt?

0

Një ekip studiuesish norvegjez ka vërtetuar edhe njëherë faktin se femrat dhe meshkujt funskionojnë ndryshe nga njëri-tjetri. Madje edhe kur vjen puna te seksi. Sipas këtij studimi, femrat janë më aktive seksualisht gjatë pranverës, ndërsa meshkujt në vjeshtë. Sipas këtyre studiuesve, dëshira seksuale e femrave është e lidhur me dritën e diellit.

Sipas këtij studimi femrat janë më të eksituara gjatë periudhës së pranverës kur është ngrohtë ndërsa meshkujt nuk e preferojnë shumë pranverën. Por fatmirësisht dhjetori është i vetmi muaj ku femrat dhe meshkujt janë njësoj të etur për seks.

Prilli dhe maji janë muajt ku femrat janë shumë të eksituara, ndërsa për meshkujt fillon në fund të gushtit dhe në tetor. /Monitor/