Fenomeni i orëmatësve elektrik…

shkruan Osama Muadini

Fenomeni i orëmatësve elektrik në rrugë-shtëpi, në raport me vendbanimet shqiptare-maqedonase!

Vendosja e orëmatësve elektrik nga ana e EVN-së nuk është e njejtë në territorin e RMV. Është evidente që në shumicën e vendbanimeve shqiptare, si në qytete dhe fshatra, orëmatësit elektrik të jenë në rrugë. Biles, vendosja e tyre është pengesë edhe për këmbësorët, sidomos fëmijët, duke zënë edhe ato pak trotuare dhe janë të vendosura pa standarde dhe pa ndonjë plan urbanistik. Kjo dukuri është edhe në Kumanovë dhe gjetiu!

Ndërsa në shumicën e vendbanimeve maqedonase, sidomos nëpër fshatra, ndodhë që EVN lëre që orëmatësit elektrik ua ka lënë nëpër shtëpi të tyre, por edhe nuk i ka ndërruar fare, duke i lënë me orëmatës analog!

Si është më lehtë të vidhet rryma, nga orëmatësit elektrik që gjenden në rrugë, ku qasja është pothuajse e pamundur, apo nga orëmatësit elektrik që gjenden nëpër shtëpi?

Kush po e vjedh rrymën e kush nuk po e paguan?

*postim në fesjbuk