Fërçkoski zyrtarisht nis detyrën e ambasadorit në OKB

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lubomir Fërçkoski i’a ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ambasadori Frçkoski informoi atë për prioritetet më të rëndësishme strategjike në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe situatën aktuale rreth integrimit të vendit në BE, veçanërisht pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes të ashtuquajtur, Marrëveshja e Prespës.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm Guterres theksoi gjithashtu kontributin aktual të Maqedonisë së Veriut si subjekt aktiv në punën e OKB-së dhe shkallën e bashkëpunimit me organet dhe agjencitë e OKB-së.