Fërçkovski nuk shkon në Uashington

Lubomir Fërçkovski, ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe zyrtar në qeverisjet e LSDM-së, nuk do të emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në Uashington, thonë burime zyrtare për gazetën KOHA.

Emri i Fërçkovskit për ambasador në Uashington ditë më parë u përmend nga më shumë media, ndërsa u raportua se në Qeveri është rënë dakord që ish-ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh anëtarë i Kryesisë Qendrore të LSDM-së, ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në shtetin më të fuqishëm në botë. Lajmet për emërimin e Fërçkovskit për ambasador megjithatë nuk kaluan edhe pa reagime në opinion. (koha.mk)