Fërçkovski përflitet si ambasador i ri në Uashington

Një nga kandidatët më serioz për ambasador të Maqedonisë së Veriut në Uashington përmendet emri i profesorit universitar dhe ish-kandidatit për president, Lubomir Fërçkovski. Kjo është bërë e ditur nga TV24, duke u thirrur në burime të larta qeveritare.

Në bazë të procedurës, kandidati potencial për ambasador duhet të kaloj si propozim në Qeveri, pasi që paraprakisht do të propozohet nga Ministria e Jashtme. (INA)