Fermerët në protestë para Parlamentit Evropian

INA
INA

01/02/2024

Situata është përshkallëzuar në Bruksel, ku fermerët u mblodhën përpara Parlamentit Evropian, duke djegur traktorët. Edhe pse protestat e fermerëve nuk ishin në axhendën zyrtare për samitin e Brukselit, ata u mblodhën për të kërkuar të drejtat e tyre.

Një mijë traktorë u mblodhën në vendin ku zhvillohet samiti, ndërsa protestuesit ishin kryesisht nga Belgjika. Fermerët rrëzuan një statujë historike në Sheshin e Luksemburgut, ndërkohë që u raportua edhe për përleshje me policinë. Ndërkohë, ditën e djeshme, fermerët francezë dhe belgë bllokuan një pikë kalimi në kufirin mes dy vendeve. Në Francë, situata u përshkallëzua edhe më shumë mbrëmjen e kaluar, me arrestimet e para të fermerëve që donin të bllokonin tregun Ranji, qendrën ushqimore të rajonit të Parisit. Gjithsej 91 persona u arrestuan pas një bastisjeje në ambientet e këtij tregu me shumicë, pas dëmeve të shkaktuara. Ndihma e shpallur nga qeveria franceze dhe koncesionet e Komisionit Evropian dhe importet nga Ukraina, duket se nuk i kënaqi fermerët, të cilët po mobilizohen edhe në Itali, Spanjë dhe Gjermani. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

INFO

NA NDIQ