Kënga e re e publikuar nga Fero ishte një diss drejtuar Unikkatilit, Mozzikut dhe Getinjos.
Kështu e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, ku kishte publikuar një pjesë të këngës teksa i ka etiketuar të tre artistët.
Ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit e reperëve, të cilët duket se kanë tentuar edhe t’ia hakojnë llogarinë në Instagram.
Përmes disave videove në “Instastory”, Fero i këshilloi ata që të mos merren me të sepse është shumë i keq.