Në “Muzeun e Alfabetit” në Manastir u hap Ekspozita me fotografi, dokumente dhe artikuj të kohës që hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat janë zhvilluar punimet e Kongresit të Manastirit, e kuruar nga profesori i Departamentit të Antropologjisë, Prof. Arsim Sinani , i cili është dekoruar nga Presidenca e Kosovës në 108 vjetorin e Kongresit të Manastirit.
Kjo ekspozitë do të pasohet nga promovimi i një albumi të vëllimshëm prej mbi 200 faqesh, me faksimile materialesh arkivore dhe burimesh vizuele me tematikë nga Kongresi i Manastiri me autor profesorin Arsim Sinani.
Ky projekt është bashkëprodhim i Muzeut të Alfabetit në Manastir, Muzeut Kombëtar të Kosovës, Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe i Komunës së Tetovës. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shqiptarë nga Manastiri dhe treva tjera, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Muzeut të Alfabetit, Nuer Arsllani përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se kjo ekspozitë po pasuron këtë institucion me vlerë të madhe kombëtare. Arsllani me rastin e 116-vjetorit të Kongresit të Manastirit dekoroi me një dekoratë vlerësimi profesorin Arsim Sinani.(INA)