Festa e Liverpool kthehet në tragjedi

Picture of INA
INA

27/05/2025

Parada e fitores se Premier League u kthye në një makth për tifozët e Liverpool. Gjatë festimeve, një makinë mori para turmën, duke plagosur disa persona. Numri i te lënduarve dhe gjendja e tyre nuk janë bere ende te ditura.

Policia arrestoi një 53-vjeçar për ngjarjen, teksa nuk dihen ende motivet pas sulmit. Në hetim është përfshirë edhe policia antiterroriste, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me një rast sulmi terrorist.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha në një deklaratë se skenat në Liverpool ishin të tmerrshme dhe shprehu mbështetjen e tij për të plagosurit.

Në një reagim në rrjetet sociale klubi i Liverpool shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe tha se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për të prekurit.

Edhe rivalët e qytetit, Everton reaguan dhe ofruan mbështetjen për “The reds” dhe të prekurit nga ngjarja e rëndë.

Në paradën e fitores së titullit të 20 të Liverpool ishin mbledhur rreth një milion njerëz sipas mediave britanike.

Dëshmitarët treguan se makina hyri mes tyre, teksa u përpoqën ta ndalonin shoferin. Disa madje thyen xhamat në përpjekje për ta nxjerrë nga makina, por policia e arrestoi menjëherë.

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË