Festa e lojtarëve të Shqipërisë bartet edhe në stërvitje

INA
INA

16/10/2023

Futbollistët e Shqipërisë të enjten festuan gjatë fitoren e arritur ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Por festa ka vazhduar edhe të dielën. Mes buzëqeshjeve, këngës dhe valles, futbollistët e Shqipërisë u rikthyen në stërvitje për duelin miqësor kundër Bullgarisë.

Shqipëria ka zhvilluar të dielën stërvitjen e radhës pas fitores së arritur 3:0 ndaj çekëve. Me fitoren e shënuar të enjten, Shqipëria ka bërë një hap të madh drejta kualifikimit për herë të dytë në “Euro 2024”. Është lidere me 13 pikë. Nga gjashtë ndeshjeT, Çekia është e dyta me 11 pikë.

Në videon e postuar nga Federata Shqiptare e Futbollit të dielën, shihet atmosfera e mirë te lojtarët e ekipit kuqezi. Në video shihen duke kënduar e kërcyer Arbnor Muja, Arlind Ajeti, Nedim Bajrami e Ylber Ramadani.

“Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Të dielën në stërvitje për herë të parë është grumbulluar edhe sulmuesin Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore siç njofton FSHF-ja ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë. Nuk ka asnjë lojtar me shqetësime fizike.

“Ndërkaq, të hënën në ora 15:45 do të zhvillohet konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’ me trajnerin Sylvinho dhe një futbollist. Në ora 16:30 do të nisë stërvitja zyrtare që do të jetë e hapur 15 minuta për mediat”, shkruan tutje FSHF-ja.

Federata Shqiptare e drejtuar nga Armand Duka ka bërë të ditur se Bullgaria do ta mbajë konferencën nga ora 17:30 në “Air Albania”, ku prej orës 18:00 do ta mbajë edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes, që luhet të martën prej orës 18:00.

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/1233913021334839/?ref=embed_video

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

genc nuza

Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Dortmund – PSG në UEFA Youth League

Xhaka Taulant

Taulant Xhaka dënohet me dy ndeshje moslojë, për këtë ndërhyrje të stilit “kung-fu” (FOTO)

ibrahimovic

Ibrahimoviq rikthehet te Milani për herë të tretë

Ivan-Celikovic-

Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i Shkëndijës!

broja

Mesazh i koduar për Brojën? Pochettino: Që të fitohet ndeshja, duhet shënuar gol

haqim memedi

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e futbollit tetovar Haqim Memedi

Mirlind Daku

Gol dhe fitore, Mirlind Daku merr vlerësimin e merituar tek Rubin Kazan

mourinho

Tifozët e Romës të dashuruar me Mourinhon: “Romanist për jetën”…

Jurgen Klopp

Jurgen Klopp tregon se si ndryshoi gjithë sistemin për ta përmbysur Crystal Palacen

INFO

NA NDIQ