Festa kombëtare e Zvicrës po kremtohet edhe në Luginë të Preshevës

Nga Mr.Dashnim HEBIBI

730 vjet shtet, Zvicra feston pervjetorin e pavaresise. Gezuar festen kombetare, Zvicer! Zoti e bekofte Zvicren dhe gjithe popullin e saj! Ky shtet ishte dhe do te mbetet ne zemrat e shqiptareve. Jo rastesisht, sot, dashamires te sportit e sportiste kishin marre nje rruge jo te shkurte ne kete vape te madhe nga Ternoci edhe pse tash me, eshte bere tradicionale. Po sot, qe ne mengjes, Presheven e vizituan 50 bashkekombas, qe ishin nisur ne ora 08.00 nga Ternoci i Bujanocit ne mesin e tyre shume mergimtare, kesaj here pak me ndryshe me bicikleta, Tour de Lugina 2021.

Bashkekomnas edhe nga Prishtina e Gjilani. Me nje pritje modeste, por e perzemert, kryetarja e Komunes se Presheves, zonja Ardita Sinani e shoqeruar nga bashkepunetore, per disa minuta bashkebiseduan para komunes dhe i pergezoi qe te gjithe per kete nisme. Mikpritja preshevare u pa edhe kesaj here, nuk mungoi per musafiret edhe bakllavaja, sa qe te gjithe mbeten te kenaqur per kete perkrahje. Vitin tjeter, zonja, Sinani i tha te pranishmeve, se do te bashkepunojme edhe me komunen e Bujanocit per kete eveniment te vecante sportive.

Nismetari i ketij organizimi prej vitesh, veprimtari Rafet Ademi qe jeton ne Zvicer, mbet i kenaqur dhe tha se kur e filluam kete nisme ishim kater persona, por tash, per cdo vit po rritet numri dhe perkrahja. Faleminderit kryetare per pritjen dhe gjithe preshevaret. Ne jemi nje e do te jemi eshe ne te ardhmen. Sporti nuk njeh ngjyra politike, por perkrahjen e njohim dhe e mirepresim. Te pritesh me bakllava dhe uje te ftofte e me buzeqeshje eshte respekt. Mergata eshte pjesa e arte e kombit, tha nder te tjera z. Ademi. Ne fund per biciklistet e ketij evenimenti, kryetarja shtroi edhe kafe ne njerin nga restauratet e qytetit dhe pastaj filluan rrugen per ne Bujanoc. Qe te gjithe, aty ne ora 10.20, bene edhe nje minute heshjte, aty ku ishte lapidari, qe tash me, jane lulet, qe simbolizojne vepren heroike te deshmoreve. Kur po jane mergimtaret ne atdhe, po ka jete me shume ne keto toka shqiptare. Ne emer te Institutit Helvetike te Europes Juglindore, me qender ne Zvicer e kemi
perkrahur dhe do ta perkrahim ne vitet, qe do te vijne ne te ardhmen. Pushime te mbara mergimtare!