Festime në Prishtinë pas fitores së Kosovës ndaj Bullgarisë

0

Pas fitores së Kosovës kundër Bullgarisë me rezultat 2-3, në Prishtinë ka filluar festa, shkruan Perskopi.

Qindra qytetarë kanë dalë rrugëve të Prishtinë për të festuar.

Ata vazhdimisht po qarkullojnë me veturat e tyre duke treguar se sa shumë e kanë pritur këtë fitore të Dardanëve.

Këtë fitore po e festojnë edhe me fishekzjarrje.

Ndryshe, pas kësaj fitoreje, Kosova tani është në pozitën e tretë me 5 pikë./Periskopi/