Festivali i Filmave Malor BANFF KOSOVO nis programin dy ditor

Festivali i Filmave Malor BANFF KOSOVO ka hapur programin dy ditor të filmave të përzgjedhur. Organiatorët e këtij festivali thanë se kanë përzgjedhur filma me sporte që praktikohen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.Besnik Shala, drejtor i festivalit, tha se shpreson që përmes këtyre filmave të motivohen personat që merren me këto sporte.“Festivali jonë do të shfaqë 16 filma nga mbarë bota që kanë të bëjnë me sporte ekstreme dhe ekspedita të ndryshme. Po ashtu do të shfaqen edhe filma me skijim. Jemi munduar të përzgjedhim filma që praktikohen te ne. Tepër shumë adrenalinë dhe motivacion dhe ata që merren me sporte të motivohen nga këta filma përmes ekraneve”Ndërsa, organizatorja Blinera Meta-Shala, tha se ka pasur interesim mjaft të madh nga qytetarët për të ndjekur filmat e përzgjedhur.“Të dy bashkë jemi themelues të festivalit. Festivali është sot dhe nesër. Çmim për një natë është 4 euro. Mirëpo për sonte të gjitha biletat janë shitur”.Çiklisti Andi Sfisha nga Tirana, tha se e ka pritur me shumë kënaqësi këtë festival, duke theksuar se është i rëndësishëm për atletët amator.“Prej 10 vjetësh zbres male të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ushtroj çiklizmin terrene të ndryshme. Ky festival është i rëndësishëm për gjithë atlet amator. Është motivues shumë sepse ndikon drejtpërdrejtë edhe në shëndetin e njeriut. Është i rrezikshëm mirëpo unë jam mësuar. Me shimë dëshirë e kam pritur këtë festival dhe erdha me shumë dëshirë”.Festivali mbahet më 5 dhe 6 tetor në kinemanë “Cineplexx” në Prishtinë.