Festivali i Rrushit të Bojanës, vjen sërish me 02 Shtator. Ju mirëpresim!

Festivali i Rrushit të Bojanës, vjen sërish me 02 Shtator, me fillim në ora 14.30 në shesh të Bojanës. FRB është iniciativë e Institutit ZIP në bashke organizim me Komunën e Sarajit, e cila filloi në vitin 2015.

Sivjet synojmë të organizojmë Festivalin e rrushit për herë të gjashtë më 02 shtator 2022 me fillim nga ora 14.30 në sheshin e ri te Bojanes.

Në pesë edicionet e mëparshme, ka arritur të mbledhë në një vend mijëra njerëz vullnetmirë dhe adhurues të turizmit të fshatit, afarist, artisë, dhe sipërmarrës të ndryshëm, herë në cilësi të pjesëmarrësve e herë në cilësi të përkrahësve, duke krijuar laramani të profileve të njerëzve pjesëmarrës në Festival.

Festivali i Rrushit është aktivitet tradicional që ka ndihmuar vitet e fundit promovimin e vreshtarisë në Bojanë dhe zhvillimin e kësaj kulture bujqësore në masë të madhe. Bojanasit me dedikim të pashoq vazhdojnë të mbajnë dyert hapur për mysafirët anë e kënd vendit dhe rajonit.

Ejani të gjithë! Ju mirëpresim!