Feta Alimi: Çfarë janë 8 muaj, por qoftë e hajrit!

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/03/2022

Abdylfeta Alimi, i dënuar në rastin 27 prilli në Kuvend, është gjetur në listën e personave të falur nga presidenti Stevo Pendarovski. Alimi është falur pjesërisht, respektivisht 8 muaj, nga gjithsej 7 vite burg, dënim të cilin e vuan nga marsi i vitit 2019.

TV21 arriti të marrë një qëndrim nga Alimi, duke e pyetur se si e vlerëson vendimin e Pendarovskit, i cili ia fali më pak se një vit. I dëshpëruar Alimi thotë se janë shumë pak, duke pretenduar se është i dënuar padrejtësisht, por thotë se çdo falje është e mirëseardhur.

“Çfarë janë 8 muaj në krahasim me dënimin që po vuaj? Por sidoqoftë, qoftë e hajrit”, tha Alimi.

Kryetari i ASh-së Ziadin Sela i cili dëshmon se Abdulfeta Alimi i ka shpëtuar jetën gjatë ditës së përgjakshme të 27 prillit, nuk deshi të prononcohet për TV21. Ai ka shkruar një status në profilin e tij në facebook, ku thotë se ai duhet të jetë i lirë dhe jo i falur!

“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje sjanë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha!”, u hpreh Sela.

Presidenti Stevo Pendarovski ka marrë vendim që të fal persona të dënuar. Lista e të falurve është publikuar dje në Gazetën Zyrtare. Personi Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshëm e dënimit me burg. Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht, Nexhmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).

Nga kabineti i Presidentit thonë se faljet janë bërë sipas procedurës ligjore dhe të gjithë personat e falur i plotësojnë kushtet për një gjë të tillë.

Ndryshe në dhjetor të vitit të kaluar në kabinetin e Presidentin kishte arritur një listë me 48 emra për falje të dënimit, mes të cilëve ishin Boban Iliq, Sead Koçan dhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Pas reagimeve të shumta në opinion Pendarovski pati deklaruar se lista është kthyer prapa për revidim, ndërsa Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq njoftoi se pas konsultimeve me Drejtorin për Ekzekutim të Sanksioneve për fundvit nuk do të ketë falje grupore, me këtë lista do të anulohet plotësisht.

TË FUNDIT

Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip”

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian kërkon ruajtjen e standardeve

“Sllovakia është Europë!”/ Protesta masive kundër kryeministrit Fico

“Kurti gaboi që ndërhyri në Maqedoni”, Ahmeti porosi popullit të Kosovës: Dilni, votoni më 9 shkurt dhe vendosni – shkoni drejt Europës apo do të qëndroni me Rusinë?

Guardiola ka humbur besimin tek ky lojtar

Melinda Ademi provokon me postimin e fundit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË