Feta Alimi, është pikë në mozaikun e padrejtësive ndaj shqiptarëve nga gjyqësori i kriminalizuar

INA
INA

30/05/2023

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Lirimi i sotëm i Feta Alimit, pas 6 vitesh vuajtje dënimi lidhur me rastin e ngjarjeve të 27 Prillit 2017, është treguesi dhe dëshmia më e mirë sesa e sa shqiptarë dënohen me aq kollajllëk, vetëm e vetëm se janë shqiptar. Në të shumtën e rasteve, bile edhe pa pikë faji. Për të qenë mjerimi dhe ironia edhe më e madhe se kaq, këto dënime i shqipton gjyqësori i Maqedonisë së Veriut (MV), i cili në të gjitha anketat e realizuar nga ogranizata relevante ndërkombëtare, del i super korrutuar dhe maksimalisht i kriminalizuar. Mu nga këto arsye, qytetarët e MV’së, vetëm 4% kanë besim në gjykatat e këtushme.

Dhe, çfarë mund të presësh nga gjykatat ku qytetarët nuk kanë besim?

E keqja edhe më e madhe se kaq, është se në këto gjykata, emërohen e zgjedhen gjykatës shqiptarë, konform nevojave të partisë shqiptare në pushtet…, gjykatës e prokurorë këta, që nuk bëjnë asnjë përpjekje minimale për t’i zgjidhur rastet juridikisht kontestuese, ku shqiptarët dihet botërisht se vuajnë dënim si të pafajshëm.

Politika shqiptare asnjëherë, ama asnjëherë, një rast të tillë nuk ka mundur të zgjidhë e as të ndikojë. Ta kujtojmë rastin Monstra, Lagjja e Trimave, Brodeci, Sopoti, Radishani, Gjorce Petrovi etj., raste këto të gjitha me ngjyrim politik dhe dimenzion konstruksional.

Për ta rrumbullakësuar të gjithë këtë duhet ta pranojmë se: Ne shqiptarët kemi mbetur t’i gëzohem vetëm daljeve nga burgu pas ca vitesh të bijëve tanë, në shumicën e rasteve të pafajshëm. Cfarë gëzimi mund të jetë ky, përvecse mjerim dhe vaj. Raste këto të cilët thjeshtë i monton politika maqedonase, kuptohet në bashkëpunim me politikën shqiptare, dhe sipas nevojës së qeverisë, shqiptarët shpallen me faj dhe vuajnë dënimin.

Paramendoni Fetai ishte viktimë e një rasti klasik të montuar, e motivuar politikisht, për ta rrënuar shtetin dhe rendin kushtetues.

Raste të këtij lloji nuk janë shënuar në shtetet e rajonit. Protagonistët kryesorë – urdhërdhënësit, asnjëherë nuk u gjetën dhe dënuan.

Për disa maqedonase që u dënuan simbolikisht, u gjetë disponim politik nga qeveria për t’i amnistuar, por jo edhe për Feta Alimin, sepse ishte shqiptar. Të qëenurit shqiptar, mjaftoi që Fetai të dënohet dhe te mos amnistohet.

Ky është realiteti i hidhur shqiptarë – i dëshmisë mjeruese të mungesës së ndikimit të politikës shqiptare në vendimmarrje, edhe atëherë kur padrejtësia merr dimension etnik dhe jo profesional. Dëshpërimi i shqiptarëve, zgjënjimi dhe ikja ne Gjermani, ka emër!
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Feta Alimi!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

INFO

NA NDIQ