Fetai: A ka patur “Balancues” për “Tigrat” ku nuk gjindej asnjë shqiptar që dinte not?

Picture of Ina Online
Ina Online

09/10/2024

Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, përmes një shkrimi ne rrjetet sociale ka reaguar pas vendmit të Gjykatës Kushteutese per shfruqizimin e “Balansuesit” dhe akuzave të BDI-se ne drejtim te VLEN-it se me kete cenohet perfaqesimi i drejtë i shqiptareve ne institucione.

“A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat ku nuk gjindej asnjë shqiptar që din not❓

A ka patur Balancues për Agjencinë e Filmit ku nuk ka asnjë shqiptar❓

A ka patur Balancues në Akademinë e shkencave ku nga 61 të punësuar vetëm një është shqiptar❓

A ka patur Balancues në gjykata ku përfaqësimi shqiptar është nën 10%❓”, ka pyetur Fetai.

“Vetë Gjykata kushtetuese e mbushur me njerëz të SDSM-BDI, e cila duhet të kujdeset për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nuk e zbaton Balancuesin dhe përfaqësimi i shqiptarëve është nën 10%⁉️

A ka patur Balancues në gjithë ato qindra e qindra raste të faktuara ku maqedoni e zinte vendin e shqiptarit me deklaratë të rrejshme përkatësie❓

❌ Balancuesi nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve, por në shërbim të interesave të BDI-së për të mashtruar opinionin se gjoja po arrihet përfaqësimi i shqiptarëve në shtet.

Mashtrimi i BDI-së tashmë është zveshur dhe shqiptarët e kanë kuptuar se nevojitet një instrument tjetër më efikas, i cili do të garantojë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione. VLEN është i përkushtuar për miratimin e një ligji të veçantë, i cili do të rregullojë çështjen e përfaqësimit të bashkësive dhe do të shmang keqpërdorimet e deritashme❗️”, mbyll reagimin e tij Fetai.

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË