Zv kryeministri Arben Fetai, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, për ta kthyer në rigjykim lëndën për ASH-në.
“Gjykata e Apelit vendosi që Aleanca për Shqiptarët i takon anëtarësisë së saj e jo tregtarëve të vulave që u shitën te BDI-ja.
Ndershmëria e aktivistëve të sinqertë ngadhënjeu mbi presionet, shantazhet dhe falsifikimet e një klike të vogël funksionarësh moralisht të devijuar.
Urime të gjithëve!”, ka shkruar Fetai.