Fetai: Asnjë institucion nuk do të shpëtojë nga kontrolli për përfaqësim të drejtë!

Picture of INA
INA

24/06/2025

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të shërbejë si instrument kyç për planifikimin e punësimeve në sektorin publik, në përputhje me rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, raporton TV21.

Sipas Fetait, zbatimi i ligjit do të mbikëqyret nga një trup koordinues brenda Qeverisë, i cili do të drejtohet nga një zëvendëskryeministër dhe do të përfshijë ministrin e Administratës Publike, ministrin e Financave dhe përfaqësues të Agjencisë së Administratës.

“Ky ligj do të jetë vegla për të planifikuar punësimet sipas përfaqësimit etnik të reflektuar në regjistrimin e fundit. Trupi koordinues do të miratojë metodologjinë, do të përgatisë raporte vjetore dhe do të marrë masa në nivel politik për të korrigjuar çdo nën-përfaqësim,” theksoi Fetai.

I pyetur për pasojat e moszbatimit të ligjit, Fetai tha se kjo çështje do të definohet në kuadër të trupit koordinues dhe Qeverisë, duke nënvizuar se çdo shkelje do të adresohet me masa konkrete politike për të garantuar barazi reale në administratë.

TË FUNDIT

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

BE kërcënon Gjeorgjinë me sanksione pas valës së arrestimeve

Trump i kërkon prokurorit të përgjithshëm të publikojë prova ‘të besueshme’ në rastin Epstein

MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË