Fetai: BDI ishin shërbëtorë që bënë pazare në kurriz të shqiptarëve, degraduan çdo gjë!

Picture of Ina Online
Ina Online

08/01/2025

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar së fundmi mbi akuzat e BDI-së që gjuha shqipe po sulmohet e dëmtohet. Sipas Fetait statusi i gjuhës shqipe është degraduar nga BDI të cilët kanë bërë kompromise të vazhdueshme.

“Statusi zyrtar i gjuhës shqipe, i fituar me sakrificë dhe gjak, është degraduar nga DUI përmes lëshimeve të dëmshme dhe kompromiseve të njëpasnjëshme. Këto veprime e kanë releguar shqipen në një gjuhë lokale, të përdorur sipas dëshirës së zyrtarëve shtetërorë. Kjo dëshmohet më së miri nga neni 3 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky nen, që rregullon komunikimin zyrtar, jo vetëm që e etablon primatin e maqedonishtes, por edhe e kufizon shqipen në një gjuhë lokale. Për më tepër, neni 3 lejon komunikim zyrtar ekskluzivisht në maqedonisht nëse udhëheqësi i institucionit ose zëvendësi i tij nuk janë shqiptarë. Pra, ky nen jo vetëm që vendos përdorim parcial të shqipes në rrafshin gjeografik, por ai madje e përjashton plotësisht shqipen aty ku nuk ka udhëheqës shqiptar”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai tutje ka shtuar që BDI kanë bërë pazar në kurriz të shqiptatëve me çka janë vendosur në rolin e shërbëtorëve.

“Kjo është fytyra e vërtetë e DUI-t: në pushtet, shërbëtorë të bindur të partive maqedonase që bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve; në opozitë, patriotë sezonal. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se edhe “patriotizmi” i tyre opozitar nuk është gjë tjetër veçse një defokusim nga krimi dhe korrupsioni që është u ka dal në shesh. Sot, të gjithë e dinë se halli i vetëm i DUI-t është frika nga drejtësisa”, ka përfunduar Fetai.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË