Fetai i del në mbrojtje Taravarit: Krenar dil burrë tregoi provat

Picture of Ina Online
Ina Online

28/01/2025

Në debatin virtual mes Arben Taravarit dhe Krenar Llogës është përfshirë edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai, përcjell TV21. Ky i fundit i ka reaguar ish-ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili pas deklaratave të Taravarit në Daily Click në TV21 tha se pikërisht ai ka kërkuar shërbim për Gruevskin.

“Krenar Lloga paska deklaruar se Arben Taravari i ka kërkuar shërbim për Gruevskin. Kjo nuk është asgjë më pak se një përpjekje kamikaze për të shmangur përgjegjësinë e tij personale për ndryshimin skandaloz të Kodit Penal — ndoshta akti më kriminal politik në historinë e vendit. Faktet janë të pamohueshme: Kodi Penal u ndryshua ndërkohë që Lloga ishte Ministër i Drejtësisë, dhe këto ndryshime u firmosën nga zëvendësministrja, me bekimin dhe aprovimin e tij të heshtur. Nëse nuk ishte dakord, ai duhej ta shkarkonte zëvendësministren ose thejsht të jepte dorëheqjen. Por, duke u fshehur pas zëvendëses së tij në mënyrë qyqare, Lloga tregoi se nuk ishte as udhëheqës i ministrisë së tij dhe as përfaqësues i drejtësisë. Krenar, nëse ke prova për pretendimet e tua, dil dhe tregoji! Dil burrë, sepse nuk mund të fshihesh përjetësisht pas manipulimeve. Shërbim më direkt dhe më të madh se ndryshimi i Kodit Penal, Gruevskit dhe Mijallkovit nuk u ka bërë as Grubi i listës së zezë amerikane”, ka shkruar Fetai.

TË FUNDIT

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit thellohen edhe më shumë, çfarë ndodhi mbrëmë mes tyre (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË