Taravari e sfidoi të kandidoj në Likovë, Fetai i përgjigjet

Picture of Ina Online
Ina Online

28/06/2025

Zëvendëskryeministri Arben Fetai është përgjigjur me kundër-sfidë, sfidës së Arben Taravarit dhe Halil Snopçes që ai të garojë për kryetar të Likovës në zgjedhjet lokale nën llogo të koalicionit VLEN.

Në vend se ta sfidojnë, Fetai për TV Shenja tha se Taravari është mirë të kandidojë vet në Gostivar, pa mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim. Thotë se Taravari dhe Snopçe janë njerëz të diskredituar dhe janë shndërruar në paterica të BDI-së.

“Janë për keqardhje, janë transformuar, po fshihen prapa BDI-së dhe në vend se të sfidojnë dikë tjetër, është mirë që ta sfidojnë vetveten është mirë që të dalin në Gostivar dhe kudo që ua merr mendja të dalin, por jo me votat e BDI-së. Të nxjer BDI-ja kandidat, po të nxjerin edhe ata kandidat, në Gostivar dhe gjetiu dhe ta shohin veten se ku janë”, theksoi Fetai.

Mes tjerash, ai zbuloi edhe një bisedë me vet Taravarin, pikërisht për Likovën.

“Arben Taravari e din shumë mirë cilat emra i kemi diskutuar dhe mi ka ofruar madje më ka thënë zgjedh cilin emër e don ti që të jetë kryetar i Komunës së Likovës me votat e BDI-së. Unë i kam thënë, Arben mua më vjen shum keq cilido emër qoftë ai edhe shoku imi më i afërt që bëhet kryetar i Likovës me votat e BDI-së, nuk është kryetari im, unë nuk e përkrahi asnjë aktivist të Aleancës për Shqiptarët që del si kandidat i BDI-së për zgjedhjet lokale”, deklaroi Fetai.

Në këtë prononcim ekskluziv për TV Shenja veç kësaj teme zv.kryeministri Fetai foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë, ndryshimet që pritet të bëhen dhe për përbërjen e trupit koordinues që do të përndjek mënyrën e implementimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë./TV Shenja

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË